Rama-Bashës: Mos shpreso kot se do rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy

Kryeministri ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se Rama ka krijuar një shtet privat dhe po fabrikon prova për të shpëtuar Agron Xhafajn. Në një status në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit ironizon Bashën duke thënë se u kap me pras në dorë.
Rama nuk e bën të ditur për çfarë bëhet fjalë, por duke iu drejtuar Bashës thotë se “nuk do rrijë mbuluar ajo pjesë që ata dinë të dy.”

Rama: E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy.

Në lidhje me çështjen Xhisiela, Rama thotë se ajo nuk është peng i krimit, por peng i opozitës.

Rama: Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd.