Banorët e Artakollit protestojnë sërish për mospërfundimin e asfaltimit të rrugëve

Këshilli i Fshatrave të Artakollit në Komunën e Vushtrrisë, sërish kanë bërë thirrje për protestë, për herë të dytë, duke ftuar qytetarët nga 18 fshatrat e Artakollit ti bashkangjiten protestës për realizimin e të drejtës për rrugë të qarkullueshme.

“Rruga R220 Bukosh Prilluzhë ,ka mbetur në mungesë të fondeve, ende pa përfunduar shtresa e parë e asfaltit dhe do të mbetet në mungesë mjetesh financiare, andaj ne do të protestojmë të dielën në ora 10:00 në Magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Pestovë , ku do të bllokohet magjistralja për një orë. Ne kërkojmë të drejtën tonë për vënien e shtresës së parë të asfaltit që rruga 12km. të jetë e kalueshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, qytetarët kishin protestuar edhe në gusht të këtij viti për mosasfaltimin e këtyre rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *