Kisha ortodokse maqedonase vërtetoi qëndrimin për mos ndryshimin e emrit

Kisha ortodokse maqedonase – dioqeza e Ohrit në seancën e rregullt vjetore të Këshill popullor të kryepeshkopëve vërtetoi qëndrimin për mos ndryshimin e emrit të KOQ dhe emrit të shtetit.

“Kisha Ortodokse Maqedonase trashëguese historike dhe ligjore e Kryepeshkopatës së Ohrit në Justiniana e ruan dinjitetin e kryepeshkopatës dhe mban emrin Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, në komunikim me Kishën Ortodokse maqedonase”, deklaroi kryepeshkopo Timotej, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se anëtarët e Këshillit popullor të kryepeshkopëve njëzëri të dërgojnë apel për bashkim kombëtar.

“Ju bëjmë thirrje dhe lutje të sinqertë të gjithë subjekteve politike në vend për qasje të përgjegjshme në këtë periudhë shumë të ndërlikuar dhe përplot me sfida për atdheun tonë me propozim që të shfrytëzojnë të gjithë forcat për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtëror të popullit maqedonas dhe gjithçkaje që është maqedonase”, u shpreh Timotej.

Takimi i rregullt vjetor i KPK u mbajt mbrëmë dhe sot në godinën e manastirit në Kalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *