Kush është truproja i Elvana Gjatës, nga misionet paqeruajtëse te ngjarja në Bllok

Personat që shihni në foto janë shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e djeshme që ndodhi në Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
“Mollë e sherrit’ mes dy grupeve në një lokal në zëmër të Tiranës është bërë këngëtarja e famshme Elvana Gjata.

Personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Meviol Bilo 41-vjeçari i shpallur në kërkim si autori i ngjarjes kriminale, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën, eshte pjesë e forcave të armatosura. Ai është rreshter specialist i Xhenios në Batalionin e Forcave Speciale.

Ndërkohë Bilo ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh edhe kushëriri i saj. Sipas ligjit, të punësuarve në shtet, nuk iu ndalohet një punë e dytë, të cilën prej disa kohësh e bënte edhe 41 vjecari. Nuk dihet saktë në c’rrethana ka shkrepur armën, por sipas burimeve nga ministria e mbrojtjes ai ishte një ushtarak me kredite shumë te mira dhe rezultate po shumë të mira në testime.

Skedën e vet e ka shumë të pastër dhe sipas atyre që e njohin ishte një njeri i qetë dhe joproblematik. Burimet thonë per “b.w” gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armën e shërbimit me vete, pasi atë e kishte lënë në garnizon. Meviol Bilo ka qene pjesë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, që kanë shërbyer në mision paqeruajtës në Kandahar.

Në dhjetor të vitit 2011, Bilo është dekoruar me “medaljen e shërbimit”, pas kthimit të atdhe nga misioni në Afganistan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, thuhej se në kuadër të festimeve me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, 8 oficerë të ushtrisë u certifikuan me “Medaljen e Shërbimit” për performancë të jashtëzakonshme dhe ekzekutim të sukseshëm të detyrave gjatë misionit “Eagle 3”. Meviol Bilo është i martuar me 2 fëmijë.