Interesante! Përveç golave, Messi ka ndihmuar skuadrën edhe në aspekte tjera

Lionel Messi, lojtari më i mirë në histori të Barcelonës, duket se përveç golave dhe asistimeve ka ndihmuar skuadrën edhe në aspekte të tjera.
Ai ka qenë kyç në transferimet e tre lojtarëve tek Barcelona.

1) Javier Mascherano – Pak para se Mascherano të transferohej tek Barcelona, ishte Messi që kishte deklaruar: “ Javier nuk do të luaj më me klubin, ju siguroj për këtë. Besoj se edhe trajneri i Liverpool e di këtë”.

Dy ditë më vonë, Barcelona kishte arritur marrëveshjen me lojtarin.

2) Cesc Fabregas – Barcelona asokohe kishtë për synim të rikthente lojtarin në radhët e veta, pasi ai ishte pjesëe akademisë së Barcelonës. Anëtari i Arsenal atë kohë, kishte dëshirën për të kaluar në Barcelonë, mirëpo ishte klubi që krijonte probleme.

“Fabregas mund të mësojë shumë nga lojtarë si Xavi e Iniesta të cilët janë mesfushorët më të mirë qendrorë. Nëse ai transferohet këtu, jam i sigurt që do të bëhet një nga më të mirët në botë në tri vite” ishin fjalët e Messi.

Fabregas atë verë kaloi në klubin katalanas, por nuk pati vitet më të mira të mundshme.

3) Paulinho – 30 vjeçari iu bashkua Barcelonës në gusht të vitit 2017 duke qenë kështu befasia e merkatos.

Besohet se Messi e bindi Paulinhon të kalojë në Barcelonë gjatë një ndeshje miqësore që Argjentina e luajti me Brazilin.

Ishte vet braziliani që tha: “Messi erdhi tek unë e më tha: Shkojmë në Barcelonë”.

Kujtojmë se Messi ishte insistues edhe për transferimin e Griezmann mirëpo transferimi i tij nuk pati sukses.