LDK mbanë takim me strukturat e saj në Shtime

Takimin dhe diskutimin e hapi kryetari i degës së LDK-së në Shtime, z. Selim Shabani me ç’rast shprehu mbështetjen e degës në lidhje me qëndrimet e Kryesisë së LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri qartë tha të gjitha qëndrimet e LDK-së për çështjet aktuale politike shumë të rëndësishme për vendin.

Z. Beqiri foli për qeverisjen aktuale, duke konsideruar keqmenaxhim dhe politika të gabuara për zhvillimin e vendit.

Sipas z. Beqiri, Forcat e Armatosura janë prioritet i LDK-së dhe LDK do ta votojë FARK-un gjithmonë në bashkëpunim me SHBA-të dhe shtetet e BE-së.

Z. Beqiri ka thënë që LDK është në kërkim të votave për ta ngritur mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë dhe vendi shpejt të shkoj në zgjedhje.

Z. Muharrem Svarqa, tha se gjatë qeverisjes së LDK-së rajoni i Ferizajt, ku hyn edhe Shtimja kanë përfituar nga programet e mira dhe shumë të rëndësishme për jetën e qytetarëve, prandaj do të jetë shumë e rëndësishme fitorja. Ai ka thënë se prej të gjitha partive LDK është zgjedhja më e mirë prandaj edhe është në trend të rritjes dhe të gjitha sondazhet e nxjerrin LDK-në të parën.

Z. Zharku theksoi se Shtimja është një prej degëve, e cila motor kryesor punues e ka rininë, që është çështja kryesore për LDK-në.

Kryesia e degës së LDK-së në Shtime konsideruan se në qeverisjen e ardhshme, Shtimja duhet të jetë prioritet.

Poashtu dega në Shtime kërkuan nga LDK që t’i shtjerrin të gjitha mundësitë tjera përveq mocionit, për rrëzimin e kësaj qeverie.

Gjatë takimit janë diskutuar edhe sfida të cilat i ka kaluar LDK-ja në përgjithësi dhe dega e Shtimes në veçanti.