Përplasja e Thaçit dhe Haradinajt për korrigjimin e kufirit, merr jehonë në mediat amerikane

Vizita e Haradinajt në SHBA dhe lobimi i tij kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit më Serbinë ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve të huaja.
Sot “Newsweek”, ka shkruar se në vizitën e tij në SHBA, Hardinaj ka lobuar kundër idesë së prezantuar nga Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.

Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që luftoi për pavarësinë e Kosovës nga Serbia në vitet 1990, beson se një propozim i mbështetur nga presidenti i vendit të tij të ri mund të kthejë luftën në Ballkan, shkruan “Newsweek”, transmeton lajmi.net

“Unë kam qenë pjesë e përvojave të vështira të luftërave dhe tragjedive, prandaj nuk dua t’i shoh fëmijët tanë tani që përjetojnë atë që kemi përjetuar 20 vjet më parë”, tha Haradinaj për “Newsweek” gjatë një takimi në konsullatën e Kosovës në Nju Jork.

Por Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po ashtu ish-anëtar i UÇK-së, mendon se ai ka një zgjidhje për mosmarrëveshjen me Serbinë që ka mbajtur Kosovën jashtë institucioneve ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe BE. Propozimi, i cili është hedhur nga Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçië, duan që veriu i Kosovës i banuar nga serbët, të shkëmbehet me pjesët e Serbisë jugore të banuar nga shqiptarët, shkruan tutje revista amerikane.

Shkëmbimi i territorit është kundërshtuar prej kohësh nga anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët u përplasën me idenë e rimarrjes së kufijve përgjatë vijave etnike.

Në një intervistë me “Newsweek”, Haradinaj tha: “Territoret dhe kufijtë në rajonin tonë kurrë nuk duhet të jenë në pyetje-kjo mund të sjell tragjedi. ”

Gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të U.N., Haradinaj u takua me zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane, përfshirë sekretarin e mbrojtjes James Mattis dhe anëtarët e Kongresit për të kërkuar mbështetjen e tyre për të kundërshtuar propozimin për shkëmbimin e territoreve.

Zyrtarët e SHBA-së thuhet se i kanë thënë Haradinajt se ata mbështesin dialogun e vazhdueshëm midis Kosovës dhe Serbisë, por ata nuk shprehën mendime të forta për ose kundër një shkëmbimi territori.

Këshilltari kombëtar i sigurimit John Bolton dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delaëie kanë sinjalizuar se nuk do të kundërshtonin shkëmbimin e territoreve nëse Serbia dhe Kosova bien dakord për të.

Megjithatë, disa analistë besojnë se shkëmbimi, detajet e të cilit nuk janë zbuluar ende, mund të jetë mënyra e vetme për të bindur Beogradin që ta njohë pavarësinë e Kosovës.