Disa përgjigje për pytjet më të shpeshta rreth Vrimave te zeza

Si zbulohen vrimat e zeza?

Vrimat e zeza zbulohen pasi materiali përreth (si gaz) është i drejtuar nga forca e gravitetit në një disk rreth vrimës së zezë. Molekulat e gazit në disk vërtiten rreth vrimës së zezë në mënyrë shum të shpejtë që ato nxehen dhe lëshojnë rreze X. Këto rreze X mund të zbulohen nga Toka. Vrima e zeza mund të zbulohen gjithashtu duke shikuar për lëvizje të yjeve pranë vrimës së zezë.

A mund të bëhet Dielli një vrimë e zezë?

Jo, Dielli është tepër i vogël për t’u bërë ndonjëherë një vrimë e zezë. Një yll duhet të jetë shumë më masiv se Dielli përpara se të mund të shëndrrohet në një vrimë të zezë.

A ka një vrimë të zezë në qendër të Galaksis tonë?

Po, ka një vrimë shumë të madhe të zezë në qendër të Galaksis tonë. Ajo ka një masë prej rreth tre milionë diej dhe është shumë larg nga Toka në një distancë prej rreth 24,000 vjet dritë. Vrimat e zeza të mëdha mendohet se ndodhen natyrshëm në qendër të galaksive më të mëdha dhe shumë prej tyre tashmë janë zbuluar. Vrima e zezë që qëndron në qendër të Galaksis tonë është shumë larg për të rrezikuar Tokën.

Sa e madhe është një vrimë e zezë?

Vrimat e zeza vijnë në shumë madhësi dhe madhësia e tyre varet nga sa materiale ka në to (masa e tyre). Disa janë mbetjet e një ylli gjigant që u shemb. Një yll duhet të jetë shumë më masiv se Dielli ynë për t’u bërë një vrimë e zezë. Vrimat e zeza janë zbuluar edhe në qendrat e disa galaktikave tjera. Këto vrima të zeza janë shumë të mëdha dhe përmbajnë të njëjtën sasi materiali sa 100 milionë ose më shumë diej.

A ka në të vërtetë vrima të zeza në hapësirë?

Meqë vrimat e zeza nuk nxjerrin ndonjë dritë, ne nuk mund t’i shohim ato. Megjithatë, ne mund të shohim efektin që ata kanë në fushën e hapësirës rreth tyre. Meqenëse vrimat e zeza kanë një peshë dhe Gravitet jashtëzakonisht të lartë, ato tërheqin materialin përreth me shpejtësi shumë të madhe, duke bërë që materiali të bëhet shumë i nxehtë dhe të lëshojë rreze X. Duke gjetur këtë material shumë të nxehtë, i cili po spiralizohet në vrima të zeza, astronomët mund të identifikojnë se ku janë disa prej tyre. Gjithashtu, astronomët studiojnë lëvizjet e objekteve në hapësirë për të parë se ku ka materiale që jane prekur dhe po lëvizin në drejtim të një vrime re zezë. Deri më tani, janë gjetur prova për ekzistencën e vrimave të zeza shumë të mëdha në qendrat e disa galaktikave të mëdha, dhe vrima të zeza shumë më pak masive në sistemet e yjeve binarë (ku dy yje orbitojnë njëri tjetrin).

Si bëhen vrimat e zeza?

Shkencëtarët mendojnë se vrimat e zeza krijohen në vende ku materia është jashtëzakonisht e dendur (ku një sasi e madhe e materialit është e mbushur në një hapësirë jashtëzakonisht të vogël). Kjo mund të ndodhë në qendrat e galaktikave të mëdha ose kur një yll gjigant bie dhe zvogëlohet gjatë fazave të fundit të jetës së tij. Kur materia është dendur sa drita nuk mund të shpëtojë prej saj, rajoni në të cilin ndodhet materia bëhet një vrimë e zezë.

Çfarë është një vrimë e zezë?

Një vrimë e zezë është një nga objektet më të çuditshme në hapësirë. Është një zonë në hapësirë ku graviteti është aq i fortë sa që edhe drita nuk mund të shpëtojë prej saj. Meqenëse drita nuk mund të shpëtojë nga një vrimë e zezë, duket e zezë. Drita mund të udhëtojë më shpejt se çdo gjë që dimë – me një shpejtësi prej 186,000 miljesh (300,000 kilometra) për sekondë. Një vrimë e zezë nuk është me të vërtetë një vrimë dhe nuk është e zbrazët. Ajo është e mbushur me shumë materiale të mbushur në një hapësirë jashtëzakonisht të vogël. Kjo është ajo që i jep një vrime të zezë gravitetin e saj super të fortë. Termi vrimë e zezë përdoret për shkak se këto objekte duken si vrima të zeza në hapësirë – meqë nuk bëjnë dritë.A.X./vizioni.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *