Ambasada ruse reagon ashpër ndaj shkrimit të “The Guardian” për referendmin

Ambasada e Rusisë ka reagon ndaj shkrimit të gazetës “The Guardian” për referendumin në Maqedoni
“Duke akuzuar Rusinë për mos suksesin e referendumit në Maqedoni, do të thotë se ekziston mungesa e ekspertizës apo nënçmim i qëllimshëm i popullit maqedonas, shkroi Ambasada e Rusisë në Maqedoni në Twitter si reagim ndaj gazetës së njohur britanike “The Guardian”, ku thuhet se referendumi në Maqedoni ka qenë edhe një fitore për Rusinë.

“Sidoqoftë, as njëra as tjetra nuk është e mirë për reputacionin e brendshëm, thuhet në statusin e Ambasadës së Rusisë në Twitter.