Festivali Mbarëkombëtarë i Teatrove, triumfojnë Reshat Arbana, Altin Basha dhe Dino Mustafiq

Mbrëmjen e kësaj të diele u ndanë çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i shprehu dëshirën ministres së Kulturës, e pranishme në sallë, që këtë festival ta kthejë të përvitshëm.

Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi nëntë çmimet që u dhanë sonte u përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa, (kryetar jurie) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani.

Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Hajat Toçilla. Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, shkoi për Sofi Kara tek “Meda”.

“Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula si dhe çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë” shkoi për aktorin Reshat Arbana tek “Babai”.

Çmimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove:

1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.

2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” është Hajat Toçilla.

3.Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.

4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.

5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula.

6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.

7. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.

8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liza Xhuvani

9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.

10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha tek “Gomari i babatasit”.

11.Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *