Tërë entuziazem përqafova teleskopin tim Unë çika më e buzëqeshur e grupit

PARAJSA E MOHUME

Morrëm teleskopat tanë
Dhe shkuam në horizont
Për të përcjellë atë fenomen
Që do të shihej atë natë nga qielli blu

Si në zakon lajme të rreme në portalet tona
Frikën në palcë i futën babait tim
Të lutëm qëndro me ne, bijë
Më tha disa herë

Stresin e shumëzoj me zero vetëm në horizont
Asgjë tjetër dhe askush nuk ndikon tek unë kaq drejtpërdrejt

Tërë entuziazem përqafova teleskopin tim
Unë çika më e buzëqeshur e grupit

U hap qielli bashkë me krahrorin tim
Emocionet ishin astronomike
Jashta dimensioneve reale
U treta në atë ndjenjë që atëherë s’kishte emër

Atë cop gur gjithësie e përcolla deri në mbarim të trajektorës
Aq afër bebzave të syve të mijë udhëtonte mendueshëm
Me dorë s’mund ta prekja dot
Fati im u shkrua atë natë
Kësisoji

Prandaj sot flas trishtueshëm nëpër vargje
Nuk mund ti zë dot yjet
Dëshira më mbytë në detin e lakmisë
E fundosun nuk shoh asnjë dritë

Vet vargu im
Asht parajsa e mohume

BLERINA TËRBUNJA