Serbët bllokojnë rrugën në hyrje të Zubin Potokut

Nga ora 17:00, rreth 200 serbë e kanë bllokuar sot rrugën Mitrovicë – Bernjak.
Sipas mediave serbe, qytetarët e pakënaqur kanë bllokuar rrugën në magjistralen Mitrovicë-Ribariq, në hyrje të Zubin Potokut.

Bllokimi i rrugës është bërë te pompa e karburanteve në Zubin Potok, ku janë vendosur kamionë transportues dhe mjete tjera të rëndë për ta ndalur qarkullimin në këtë rrugë.

Protesta e serbëve zhvillohet në ditën kur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare Bernjak.

Po ashtu protestuesit kanë deklaruar se rruga është bllokuar edhe për të ndalur qarkullimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *