“Nëntor i ftohtë” thyen akullin në Spanjë

Spanja refuzon ta njohë Kosovën shtet, por audienca spanjolle u ngrit në këmbë dhe për disa minuta nuk pushoi së duartrokituri një rrëfim kosovar.

“Nëntor i ftohtë” e çoi në San Sebastian një copëz historie për fillimvitet ’90. Premiera botërore e filmit nën regji të Ismet Sijarinës, që ka shkruar edhe skenarin bashkë me Arian Krasniqin, qe fillim i mbarë, shkruan sot Koha Ditore.

Entuziazmi i audiencës së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit – që mbushi sallën me kapacitet prej rreth 700 ulësesh – shihet në një video të publikuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, që ka bashkëfinancuar filmin e Sijarinës.

Një ekip nga Kosova, ka qenë prezent mbrëmjen e së enjtes, kur u dha premiera e “Nëntorit…”, në edicionin e 66-të të festivalit me nam. E jashtëzakonshme u konsiderua pritja që iu bë filmit atje, edhe në një komunikatë për media të lëshuar nga QKK-ja të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *