Vdes një 53-vjeçar pasi bie nga një ndërtesë në Prishtinë

Një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti tha se rreth orës 17:00, Policia ka pranuar informatën se në lagjen “Arbëria” një person, S.K. 53-vjeç, ka rënë nga një ndërtesë, raporton kallxo.com.

“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 18:00 ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *