Babë e bir u aksidentuan mbrëmë në Veternik, mjeku kujdestar flet për gjendjen e tyre

Si pasojë e një aksidenti të rëndë në Veternik, dy persona të komunitetit serb kanë marr lëndime trupore dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bëhet fjalë për babë dhe birë të cilët u vet-aksidentuan mbrëmë.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora ka treguar gjendjen shëndetësore të tyre.

Ai ka thënë se njërin e ka trajtuar vet, ku bëhet fjalë për prindin i cili ka pësuar lëndime paksa më të rënda.

“Po janë babë e birë të lënduar nga aksidenti. Ky baba të cilin e kam trajtuar une ka një frakturë pjesën temporale të kokës, truri është mirë nuk ka problem s’ka gjak, ka një thyerje të kullës po ashtu ka një plagë në kokë të së cilës i është marrë gjaku këto janë lëndimet për babën është i shtrirë në repartin e Emergjencës”, ka thënë ai për Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se djali ka lëndime me të cilat edhe është i vendosur në Kirurgji Plastike që është duke u trajtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *