Shpallen emrat e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka shpallur vendimin e jurisë për finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018. Fitues të këtij çmimi janë Qëndresë Deda, Altin Krasniqin dhe Dion Zeqiri, transmeton Koha.net komunikatën e kësaj qendre.

Ceremonia e shpalljes së fituesve të këtij çmimi do të mbahet më 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2018.

Juria përbëhej nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjeruese, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), Nju Jork.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *