Rozmarina, magjike për shëndetin

Bima e rozmarinës është e njohuranga lashtësia dhe ndihmon në kurimin e shumë sëmundjeve.

Kjo bimë ndihmon dukshëm në kurimin e sëmundjes së diabetit, edhe kur është i shoqëruar me depresion.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë më shumë gjasa të vuajnë edhe nga depresioni.

Çajrat e përgatitura me gjethe dhe lule të thara të rozmarinës nxisin veprimtarinë e trurit, të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut.

Është antispazmatik, diuretik, tretës i mirë për stomakun, përdoret kundër djersitjes, ndihmon në ardhjen e menstruacioneve, ndihmon në sëmundjet e sheqerit, reumatizmit, kolitit dhe astmës bronkiale, forcon zemrën dhe shikimin, ndërsa në formë ekstrakti alkoolik përdoret si masazh të kokës kundër rënies së flokëve.

Mjekët këshillojnë që gjatë pirjes së çajit të rozmarinës të jetë i nxehtë. Këshillohet që çaji të pihet gjithmonë përpara buke, për të dhënë rezultate. Pjesët që përdoren për kurim janë gjethet e thara në hije dhe të grimcuara.

Nëse lani trupin me ujin e rozmarinës, kini kujdes që lëkura të mos jetë e dëmtuar. Nëse doni të bëni gjumë të qetë, këshillohet pirja e një gote çaj.

Për të patur lëkurë të freskët dhe pa djersë pini çajin e rozmarinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *