QKUK ofron mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor

Me rastin e shënimit të muajit Tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) organizon fushatën e kryerjes së mamografisë pa pagesë, nga data 01.10.2018 deri më 31.10.2018.

Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë tek gratë të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër).

Këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës (në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet orari i rregullt i punës).

QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë apelon tek të gjitha gratë që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër (të moshës 40 vjeçe e sipër).