10 fakte interesante për Zvicrën që do ju bëjnë të ndyshoni mendim për të!

Zvicra njihet për bankat, çokollatën dhe Alpet. Por ka dhe disa fakte për të që me siguri do ju bëjnë të ndryshoni opinion për të.

Është një shtet pa kryeqytet dhe pa president
Berni nuk është kryeqyteti, dhe Zvicra nuk ka një president, pork a katër gjuhë zyrtare. Populli ka të drejtë të anulojë çdo ligj që parlamenti miraton.

Ka ligjet më liberale për armët
Shërbimi ushtarak për meshkujt është i detyrueshëm dhe nis në moshën 18 vjeçare. Ka rreth 4 milion armë për 8 milionë njerëz, pra 1 armë për 2 veta. Pavarësisht kësaj, niveli i krimit në Zvicër është një ndër më të ulëtit në botë. Gjithsesi, alkooli nuk lejohet të shitet pas orës 10 të mbrëmjes.

Rryshfetet në Zvicër janë legale
Ata kanë menduar që është më e lehtë ta bësh të ligjshme sesa ta luftosh.

Gjobat në rrugë jepen në varësi të pagës suaj.
Nëse për një pagë mesatare, gjoba është 100 euro, për një milionër do të ishte 650 mijë euro, për të njëjtën shkelje.

Çokollata është produkti më i eksportuar
Vetëm në Bern, prodhohen më shumë se 7 milonë shufra çokollate Toblerone, e cila eksportohet masivisht.

Thika e ushtrisë zviceriane e ka origjinën nga Roma
Ajo filloi të përdorej në fund të shekullit të 19, por ka një fillim më të hershëm. Në muze gjendet një e tillë multifunksionale, me origjinë nga Roma e Lashtë.

Babagjyshi shoqërohet nga një mik i çuditshëm
Babagjyshi i viziton fëmijët në 6 Dhjetor, por jo vetëm. Atë e shoqëron “Schmutzli” që do të thotë “me baltë” dhe detyra e tiij është t’i gjuajë me shkop fëmijëvë që nuk janë sjellë mirë. Gjithsesi ata mund t’i shpëtojnë dënimit duke premtuar se vitin tjetër do sillen mirë.

Hoteli “Null Stern” është një hotel i hapur
Në Alpe, ekziston hoteli pa mure dhe pa tavan, por me çdo komoditet tjetër. Një natë kushton 300 dollarë.

Gjethja e parë në një pemë gështenje në Gjenevë simbolizon ardhjen e pranverës.
Zakonisht kjo ndodh në Mars, por ka pasur raste që ka ardhur pranvera dhe dy herë ne vit.

Kujdesi për kavjet është i veçantë.
Nuk lejohet të blesh vetëm një kavje, por duhet gjithnjë çift. Kjo ndodh sepse ato duhet të kenë shoqëri përndryshe dëshpërohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *