Dua Lipa në lot pasi fansat i tërhiqen zvarrë në koncert

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka filluar të qajë gjatë koncertit në Shanghai pasi një numër i madh i fansave është detyruar të largohet shkaku i valëvitjes së flamujve me ngjyrat e ylberit.

Dëshmitarët kanë thënë për Daily Mail se disa fansa janë tërhequr zvarrë pasi po kundërshtonin largimin nga koncerti.

E qetë në fytyrë, këngëtarja ka thënë se ishte e pikëlluar dhe menjëherë filloi të qante kur ngushëlloi fansat.

“Dua të krijoj ambient të sigurt për ne dhe të kënaqemi. Dua që të vallëzojmë. Dua që të gjithë të këndojmë. Dua që të gjithë të kalojmë mirë”, ka thënë Dua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *