Ka ndërruar jetë Qëndrim Aliu

Për një kohë shumë të shkurtër qytetarët nga e gjithë Kosova arritën që t’ia mbledhin paratë për ta dërguar për shërim Qëndrim Aliun, 20 vjec nga Vushtrria i cili ishte diagnostikuar me kancer.

Ai para më shumë se 3 muajve u nis për në Turqi për shërim. Por fatkeqësisht atje, Qëndrimi e humbi betejën më kancerin.

Ai ndërroi jetë të mërkurën. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të Qëndrimit në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *