Regjisori në hap për zbulimin e së panjohurës

Në biografi, regjisori i lindur me 1990 në Mitrovicë, që është qyteti më i përfolur kohëve të fundit, kur politika bën pazare për të, shkruan se kur ishte i vogël shtëpia iu dogj.

Ishte veç tetëvjeçar. Storia e tij nuk është e pazakontë për shumë kosovarë, të cilët i përjetuan edhe më thellë pasojat e luftës. Por prapë kjo mbetet historia e tij. Si të tillë ai mundohet që ta paraqesë para krejt botës, shkruan Koha Ditore.

Qoftë kur udhëton nëpër festivale apo takohet me filmbërës të huaj. Në mënyrë indirekte ai kupton se lidhja e tij me vendlindjen është e madhe, ani pse ka gati 20 vjet që është shpërngulur në kryeqytet bashkë me familjen ku nisën një jetë të re, pas luftës.

Zgjim Terziqi është një prej regjisorëve të rinj që mund të shërbejë si shembull i gjeneratës së luftës në një kohë të vështirë a në një vend në zhvillim. E industria e filmit veç se ka filluar t’i hedhë hapat e saj të parë drejt zhvillimit dhe njohjes ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *