Drejtoria për Kulturë dhe Ministria e Kulturës në përkrahje të aktiviteteve të të rinjve vushtrrias

Në ambientet e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, patëm një takim pune me drejtorin e Departamentit për Rini, z. Xhevat Bajrami. Në këtë takim bashkë me zotri Bajramin, biseduam rreth organizimit të aktivitetit ‘Java e Rinisë’, që do të mbahet këtë muaj në qytetin e Vushtrrisë, ka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatmire Cecelia.

“Po ashtu, biseduam edhe rreth qendrës rinore, objekti i së cilës së shpejti do të përurohet. Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe organizimi i i të rinjve në qytetin e Vushtrrisë”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha Cecelia. /Vizioni.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *