Pas triumfit të Ritës, nëna e saj shkruan: Shqiponja ime

Pas triumfit në “MTV EMA” të këngëtares shqiptare, Rita Ora e cila rrëmbeu çmimin për “Best Dance”, ka reaguar nëna e saj me një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, shkruan “Zëri.info”.

Vera Ora ka shpërndarë për ndjekësit e saj një video të Ritës në të cilën ka shkruar “Bravo Rita. Shqiponja ime”.

Rita rrëmbeu çmimin “Best Dance” (Vallëzimi më i mirë) me këngën “Lonely Together”, që e ka në duet me DJ e ndjerë, Avicii. /Zëri/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *