Rëndësia e pjerrtësië së boshtit të Tokës

Pas vërtetimit të formës së tokës, lëvizjeve të saja e gjithashtu edhe madhësisë së saj është vërtetuar që rrotullimi i tokës nuk kryhet në këndë të drejtë. Pra boshti i saj nuk qëndron në këndë të drejt ndaj eliptikës së saj. Boshti i saj mbyllë këndin 23°27′ dhe vija e tij është e kthyer kah ylli Polar. Kjo pjerrtësi ka rëndësi shumë të madhe për disa procese në tokë, ose më mirë të themi po të mos ishte kjo pjerrtësi disa procese nuk do të ndodhnin në tokë.

Gjatë rrotullimit të tokës rreth boshtit të vetë vërejmë ndërrmin ë ditës dhe natës. Mirëpo gjatë vitit në vërejmë që dita dhe nata zgjaten dhe shkurtohen kundrejt njëra tjetrës, dhe kjo është rezultat i pjerretësisë së boshtit. Pra po të ishte boshti i tokës i drejtë dita dhe nata gjatë vitit do të ishin të barabarta.

Gjatë rrotullimit të tokës rreth diellit si rezultat i pjerrtësisë së bushtit, pozita e tokës është e tillë që në ndonjë pjesë të vitit rrezet e diellit bien pingul mbi tropikun (22 qershor) e veriut e në ndonjë pjesë në tropikun e jugut (22 dhjetor). Kurse dy her brenda vitit si pasojë e pozitës rrezet e diellit bien pingul mbi ekuator (21 mars dhe 23 shtator). Sikur boshti të ishte i drejtë gjatë tërë vitit rrezet e diellit do të binin në ekuator. Në këto vise qdoher do të ishte klima e njejtë, kurse në gjerësitë e mesme veriore dhe jugore do të ishte vetëm vjeshtë ose pranverë.
Pra rëndësia e tij është në zgjatjen dhe shkurtimin e ditës dhe natës, si dhe në ndryshimin e stinëve të vitit.