THERRJA E KURBANIT PËR BASHKËSHORTIN E VDEKUR

THERRJA E KURBANIT PËR BASHKËSHORTIN E VDEKUR

Pyetja: Eselamu alejkum! Një motër e imja dëshiron që t’i therrrë një kurban bashkëshortit të saj të vdekur. A i lejohet asaj një gjë e tillë? Përgjigje: I nderuar, në rastin konkret lejohet për motrën tuaj që t’i therrë kurban bashkëshortit të saj të ndjerë, por duhet ditur se ky kurban nuk është obligativ, pra nuk ka dispozitën e vaxhibit vetëm nëse për të ka lënë testament (porosi) dhe pasuri, atëherë therrja e kurbanit për të vdekurin është obligim. Mirëpo, nëse ajo dëshiron që t’i dhurojë një dhuratë ish-bashkëshortit të saj, përmes therrjes së kurbanit, lejohet dhe nuk mendojmë se kandonjë problem. Allahu e di më së miri!☝️☝️