Argumenti Kozmologjik,për egzistencen e Zotit!

Fillimisht Allahu i Madhëruar thotë:

“[Kur’an, 2:29]Surja: El-Bekare – (Lopa)Ajeti:

Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i bëri ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.”A ekziston Zoti?

Apo është universi material gjithçka që është,ose ka qenë gjithmonë,

apo gjithnjë do të jetë? Një metodë për të iu përgjigjur kësaj pyetjeje është Argumenti Kozmologjik. Pra është kështu:

1.’Çfardo që fillon të ekzistojë ka një shkak’

2.’Universi filloi të ekzistojë’

3.‘Prandaj, Universi ka një shkak.’A është premisa e parë e vërtetë? Le ta shqyrtojmë! Të besosh se diçka mund të shfaqet befas në ekzistencë pa një shkak, është hutim më i madh sesa të besuarit në truke magjike, të paktën në truket magjike, e keni kapelën edhe magjistarin ( iluzionistin )Dhe nëse diçka mund të vije në ekzistencë nga asgjëja,atëherë pse neve nuk e shohim duke ndodhur gjat gjithë kohës?Të thjeshtēzojme pak,si psh në jeten e përditshme nuk krijohet ndonjë anije në rrug,në lum,si nuk mund të krijohet ndonje objektë material çfarëdo qoftë ai nga rastēsia…Jo nuk do të gjesh gjithçka ka një shkak për tu krijuar apo më mirë të themi për tu formuar,sepse më kriju krijon Allahu e ndërsa njeriu vetem formen mund të ja jep.

Jo… përvojat e përditshme dhe provat shkencore e vërtetojnë premisën e parë që është:Nëse diçka ka filluar të ekzistojë duhet të ketë një shkak!

Por çfarë do themi për premisën e dytë?

Që universi filloi të ekzistoj apo gjithnjë ka ekzistuar?

Ateistet shkencërisht thonë – Që universi ka qenë (ka ekzistuar) përgjithmonë.‘Universi është aty (ekziston) dhe kjo është e gjitha’ – Bertrand Russell Së pari le ta shqyrtojmë ligjin e 2-të të termodinamikës:Ne duhet të tregojmë vetëm se universi kishte një fillim, për të treguar që kishte një shkaktar, si psh Zoti. Dy argumenta do të ofrohen më poshte qe do te tregojne se universi kishte fillim. Nje nga argumentat vjen nga shkenca, nga Ligji i Dyte i Thermodinamikes (LDT Argumenti tjeter eshte nga filozofia Sipas LDT universit po i mbaron energjia qe mund perdoret. Por nese universit po i mbarohet diçka do të thotë qe nuk është i pafund dhe i perjetshem. Ndersa një sasi e pafund energjie nuk mbaron kurrë, nuk duhet një pafundesi për tu mbaruar sasia e pafund, duhet të kete pasur një fillim. Per shembull, ç’do makine ka një sasi te caktuar nafte në te, per këtë aresye herë pas here blejme nafte për të.Nese do të kishim një mbajtese nafte te pafund ne makine dhe ne sasi nafte të pafund, at’her nuk do të ndalonim kurrë dhe nuk do ta ri-mbushnim makinen kurrë me nafte. Fakti qe ne e ri-mbushim makinen me nafte do thotë se ishte e mbushur dikur por tani nafta ka mbaruar. Të njejten menyre, universi pati nje fillim, për kete aresye ka nje shkaktar, dhe ky shkaktar është Zoti.

Nëse universi ka qenë këtu (ekzistuar) përgjithmonë, do t’i mbarontë energjia e përdorshme deri më sot.

Ligji i 2-të thekson që universi ka një fillim të padyshimt, kjo edhe më shumë është vërtetuar nga seria e zbulimeve shkencore të shquara.“Parimi i dytë i termodinamikēs”Në vitin 1915 Albert Einstein prezentoi teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit, kjo na lejoi që për herë të parë të flasim në mënyrë kuptimplotë për historinë e kaluar të universit.Ndërsa shkenctarët tjerë Alexander Friedmann dhe Georges Lemaitre secili punoi me ekuacionet e Albert Einstein-it dhe e parashohën se universi është duke e zgjeruar. Zgjerimi i universit,e për kete Allahu në Kur’an thotë:“[Kur’an, 51:47]Surja: Edh-Dharijat – (Erërat)Ajeti:

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.”Në  vitin 1929 Edëin Hubble mati zhvendosjen e kuqe (red shift) në dritë prej galaktikave të largëta.

Kjo dëshmi empirike vërteton që jo vetëm që universi po zgjerohet, por ai filloi të ekzistojë nga një pikë e vetme në të shkuarën e caktuar.Ishte një zbulim madhështor, pothuajse përtej të kuptuarit,megjithatë jo të gjithë e ‘duan’ fillimin e universit nga një pikë e vetme në të shkuarën e caktuar, dhe nuk vonoi shumë para se të dalin teori alternative për universin, por një nga një këto modele dështuan t’i qëndrojnë testit të kohës.Kohët e fundit, 3 kozmolog të njohur: Arvind Borde, Alan Guth dhe Alexander Vilenkin, vërtetuan se çdo univers i cili ka qenë duke u zgjeruar mesatarisht gjatë gjithë historisë së tij, nuk mund të jetë i përjetshëm në të shkuarën, por duhet të ketë një fillim absolut.Kjo madje zbatohet edhe për multiversin*

-Nëse ekziston një gjë e tillë.Kjo do të thotë se shkencëtarët “më nuk mund të fshihen pas një universi të kaluar-të përjetshëm.”

Nuk ka ikje, ata duhet të përballen me problemin e një fillimi kozmik.Çdo model i përshtatshëm duhet të ketë një fillim, tamam si modeli standard.Është mjaft e afërt atëherë që të dy premisat e argumentuara janë të vërteta kjo nënkkupton se “Universi ka një shkak”Dhe pasi që universi nuk mund të shkaktojë vetveten, shkaku i tij duhet të jetë përtej universit hapësirë-kohë, shkaku i tij duhet të jetë:

*Që nuk zë kurrfarë vendi (I pavend)

*I pa kohë (I përjetshëm)

*Jomaterial

*I pashkak

*Dhe me fuqi të paimagjinueshme

Ashtu si:Argumenti kozmologjik tregon,dëshmon se në fakt është mjaft e arsyeshme për të besuar se Zoti ekziston.

Prandaje Allahu thotë në Kur’an:

“[Kur’an, 3:190]Surja: Ali-Imran – (Imrani – babai i Musës a.s.)Ajeti:Në krijimin e qiejve e të tokës,në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.”Përgatiti: Msc Besim Ademi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *