Tuesday, August 21Informohu

Vlerat Ushqimore Dhe Mjekësore Të Brokolit

Brokoli përbën një burim të pasur me lëndë ushqyese dhe sidomos me vitamina C, A, B1 e B2.

Janë evidentuar efekte të rëndësishme antikancerogjene, si në rastet e kancerit të zorrës së trashë, të mushkërive, gjirit; dhe e tëra kjo, i kushtohet përshpejtimit të eliminimit të ekstrogjenit. Njihen po aq mirë vetitë e përgjithshme antivirale, parandaluese të ulçerës dhe rregulluese të nivelit të përmbajtjes së insulinës, por edhe glicemisë (apo sheqerërave) në gjak. Uji që merret nga zierja e brokolit, për praninë e gazrave me përmbajtje squfuri, gjë që dallohet edhe nga era karakteristike e zierjes si edhe tek lakra, është mjaft i dobishëm për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës.

Në bazë të studimeve të ndryshme epidemiologjike, konsiston se brokoli ka veti të theksuara antikancerogjene. Mekanizmi lidhet ngushtë me vetitë e tij shumë të efektshme për stimulimin e veprimit mbrojtës dhe ndihmesës ndaj organizmit në proceset e dezintoksikimit dhe eliminimit të kimikateve të dëmshme si dhe hormoneve të rrezikshme.

Nga një numër studimesh të kohëve të fundit, rezulton se brokoli favorizon “mirëqenien kardio-vaskulare”, duke parandaluar fillimet e iktusit dhe infarktit dhe se, falë veprimit të sulforafano-s, prania e brokolit në dietë ndihmon organizmin për rritjen e sintetizimit të një proteine që mbron arteriet nga pllakat shtresuese përgjegjëse për arteriosklerozën./tesheshi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *