Thaçi takon Ali Ahmetin. A ishte temë e diskutimit bashkimi i Luginës me Kosovën?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte është takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.
Thaçi e ka quajtur takim të shkëlqyer takimin me Ahmetin, derisa ka shtuar se kanë biseduar për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, të cilin e shohim si interes strategjik, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

Nuk dihet arsyeja e saktë e takimit, por mund të spekulohet se është në vazhdën e deklaratave të Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.