Reziku Nga Mungesa E Ujit

Nga mungesa e ujit rritet rreziku i sëmundjes së veshkëve, bllokimi dhe infeksioni i rrugëve të urinimit, tharja e lëkures dhe mukozes, që mundëson depërtimin më të lehtë të virusëve dhe bakterieve në mbrendi të trupit.

Gjatë temperaturave të larta, aktiviteve të rënda fizike, diaresë dhe etheve, shtohet nevoja për ujë. Ata që djersiten shumë, ata që shpesh janë në lëvizje e udhëtim ose ata të cilët me kënaqësi shkojnë në saunë, duhet të llogarisin se duhet shtuar sasinë e ujit deri më tri herë! Etja shkaktohet kur trupi ynë ka humbur më shumë se 0.5 % të peshës në formë të ujit, d.m.th. një person që peshon 70 kg ndjen etje pas një humbje prej 350 ml te ujit.

Shkaktarë i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm.
Uji ndihmon të humbni në peshë, pa marrë parasysh se ç’lloj diete mbani. Uji nuk përmban kalori, por ndihmon në harxhimin e energjisë p.sh. ata që pinë 1.5 deri 2 litra ujë (edhe ata që vuajnë nga mbipesha) në ditë bëjnë djegien e 100 kilokalorive ( rreth 7000 kcal permban 1 kg ind djamor).

Gjatë çdo ngrënie, veçanërisht preferohet 0.5 l ujë (jo të ftohtë) para ushqimit, sepse mbush lukthin dhe stimulon metabolizmin, pra marrja e lëngjeve në sasi të madhe është e domosdoshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *