Masakra në Vlorë/ Policia identifikon vendndodhjen e autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash më parë në Resulaj të Vlorës, ku një 24 vjeçar ka qëlluar me kallashnikov mbi disa persona, duke lënë 8 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Ndërkohë që në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të policisë të cilët tani kanë identifikuar vendndodhjen e autorit.

Burime nga policia për Syri.net bëjnë me dije se 24 vjeçari është strehuar në një banesë në fshat. Ndërkohë që në ndihmë të forcave REA, FNSH-së dhe DELTA po shkojnë ë dhe disa forca nga Tirana, pasi autori është i armatosur si dhe dyshohet se ai është me probleme mendore.