Wednesday, August 22Informohu

Idriz Ismajli: Çaji me limon

Njihet si çajtorja Blini. Aty kalojmë pauzën. Qe te mos habitemi pas bisedës dhe çajit për tejkalimin e pauzës, pesë minuta para përfundimit na ndihmon ezani i hoxhës qe vjen nga minarja e xhamisë qe e kemi shumë afër, madje madje edhe i xhamive tjera qe kemi përreth e që shpeshherë bëhet një përzierje e ezanave sa që nuk na lanë me e dëgjue asnjërin tamam. Një dite erdh një shok i imi nga Drenasi dhe kur na pa tue pi çaj me limon filloi te na e tregoj një rrëfim për “çajin me limon”. Një bashkëvendës i tij e kish pas emrin Liman e ai Limani paska shkue me studiue mjeksinë në Prishtinë për me u ba doktor. Ai po na thotë neve qe ka diplomue po punën e doktorit nuk po e bënë.

Por është bë kryetar i një partie në fshatin e tij si këtynehere “kmeti i katunit”, pastaj nuk len vend pa i shti hundët, atyre bashkëvendësve të vet si rrallë herë u flet, kurse kur vjen në Drenas mundohet disave me iu hy në “xhepin” përmbrapa.

Një ditë po tregon ai miku im i Drenasit ishim ul një kafe ne Drenas diçka sikur kjo e juaja dhe prapë Limani po flet për parti. Që edhe ne të gjithë bashkarisht, te antarësohemi në partinë e tij. Se është në perspektivë se ka me bë mrekulli etj., etj. Dikur njërit që ish me neve i ulur në tavolinë e që besa i pjekur në moshë. E kur ka qenë ai i diplomuar në inxhinieri, atëherë inxhinieret numëroheshin në gishta, nuk ju durua e po i thotë: “ O Liman, o pasha te madhin Zot, jo ne parti me ty, po as çajit nuk kam më i qit mâ limon”./vizioni.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *