Haradinaj: Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e Brigadës 162 të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës (UÇK) nga Kaçaniku.

Në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimmarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë.

“Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse edhe në luftën çlirimtare. Brigada 162 me krenari mbajti emrin e Agim Bajramit. Sot në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, kujtojmë me pietet luftën dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës. Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimmarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *