Tuesday, August 21Informohu

Gëzim Kelmendi: Kufijtë e Kosovës i ka caktu Sulltani deri në Nish…

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar rreth idesë për korigjiin e kufijve. Sipas tij, kufijt e Kosovës i ka caktuar Sulltani deri në Nish, përcjell ORAinfo.

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e tij në Facebook:

Ideja e Presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve e cila ka ngjallur reagime të shumta, është ide jo e duhur dhe në kohë jo të duhur.

Është ide jo e duhur ngase po përfolet për shkëmbim territoresh, konkretisht që pjesërisht Lugina e Preshevës të i bashkohet Kosovës, ndërsa pjesa më e pasur me burime natyrore si Liqeni Ujmanit dhe komunat veriore të Kosovës, të i dhurohen Serbisë.

Është në kohë jo të duhur, ngase Kosova, konkretisht udhëheqësit politik të Kosovës i kanë larguar edhe ftohur raportet me aleatët ndërkombëtar.

Bashkësia ndërkombëtare aktualisht është duke favorizuar Serbinë në raport me Kosovën.

Kosovën edhe përkundër faktit që e detyroj të ia falë 8 mijë hektarë Malit të Zi, bashkësia ndërkombëtare ende po e mbanë të izoluar. Prandaj çështja e kufijve është aktualisht temë jo e duhur dhe në kohë jo të duhur.

Mos të harrojmë se Kosovën edhe ma herët e sakatosi bashkësia ndërkombëtare në Traktatin e Shën Stefanit me 1878, Kongresin e Berlinit me 1878 dhe Konferencën e Londrës me 1913.

Kufijtë e parë dhe origjinal të Kosovës i ka caktuar vetëm Perandoria Osmane.Sulltani kufijtë e Kosovës i ka caktuar deri në Nish në drejtim të Serbisë, ndërsa deri në Plavë e Guci në drejtim të Malit të Zi. Prandaj ju udhëheqës politik, ose kërkoni kufijtë e parë origjinal të Kosovës ose heshtni.

(Autori është kryetar i partisë Fjala)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *