Tuesday, August 21Informohu

Frika E Djaloshit Nga Allahu

Një ditë, Malik bin Dinar r.a kalonte afër një vendi, kur e vërejti një djalosh të veshur me rroba të vjetra dhe duke qajtur në skaj të rrugës.Ai quhej Utbe. Djersa e tij rridhte teposhtë trupit të tij edhe pse temperatura ishte shumë e ulët në atë kohë.
Malik bin Dinar u çudit me këtë që shihte dhe e pyet…i Utben,’O djalosh, pse po qan? Dhe pse djersitesh në këtë temperaturë shumë të ftohtë?’
Utbe u përgjigj, ‘një herë, kam bërë një mëkat këtu në këtë vend. Sot, duke kaluar pranë këtij vendi m’u kujtua ai mëkat.’

Shiko sa besimtarë ishin Myslimanët e përparshëm. Sot, ne bëjmë me mijëra mëkate, dhe, ecim shlirë përreth me gëzim dhe kënaqësi sikurse nuk kemi se përse të brengosemi.

Burimi: Marrur nga libri ‘Tanbihul Gafileen’ nga Shejh Abul Lejth Samarkandi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *