A ekzistojnë jashtëtokësorët?

A ekzistojnë jashtëtokësorët?Sa mund të jenë të vërteta ato që njerëzit thonë se kanë parë

jashtëtokësorë me sondat e tyre. Faleminderit!Përgjigje:Një gjë të tillë as nuk mundemi ta pohojmë e as ta mohojmë. Bëhet fjalë për diçka që nuk i nënshtrohet shqisave të njeriut sa ta vërtetojmë vet. Në këso raste, kur shqisat nuk mund të arrijnë ta kuptojnë një gjë, kërkohet vetëm lajmi besnik nga ana e Allahut Fuqiplotë, qoftë në librin e Tij, Kur’anin, qoftë nga fjalët e të Dërguarit të Tij, Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Në këtë rast nuk gjejmë në këto dy burime të sakta të informatave diçka mbi botën konkrete dhe atë abstrakte se ekzistojnë të ashtuquajturit “jashtëtokësorë”.Në bazë të disa atributeve që i vishen kësaj krijese të trilluar (jashtëtokësorëve), mund të jetë fjala për krijesën xhin, të cilët janë të krijuar nga zjarri. Këta të fundit pa dyshim janë krijesa të vërteta, që i ka krijuar Allahu dhe i kanë karakteristikat e veta, që janë të njohura në mësimet islame. Këta Allahu i përmend në Kur’an, ku thotë: “Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit. Që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd”. (Xhinn, 1 dhe 2)

Allahu po ashtu rrëfen fjalët e tyre në Kur’an, kur thanë: “Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit!” (Xhinn, 14 dhe 15)

Allahu e di më së miri!Muhamed Dërmaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *