Tashmë ka shpresë për të sëmurët me parkinson

Këto janë më të rejat rreth semundjes parkinson nga We Speak Science, institut jo fitimprures themeluar nga Dr. Detina Zalli (Harvard University ) dhe Dr. Argita Zalli (imperial College London).

Sëmundja e Parkinsonit është sëmundja neurodegjenerative më e shpeshtë pas semundjes Alzhaimer [1]. Upërshkrua për herë të parë në vitin 1817 nga mjeku britanik Dr. James Parkinson [1]. Karakterizohet me: humbjen e qelizave nervore në pars compacta substantia nigra (strukturë e trurit e cila, ndër të tjerash, është përgjegjëse për kontrollimin e lëvizjes), grumbullimin dhe palosjen jo të rregullt të proteinave (formohen strukturat e njohura si trupat Lewy), dhe çrregullime në strukturat mitokondriale [1].

Figura 1. Sëmundja e Parkinsonit. A. Substantia nigra normale. B. Substantia nigra e zbehtë te të sëmurët me Parkinson. C. Trupi Lewy në një neuron të substantia nigra (shigjeta). Imazhi marrë nga [ 2],[3]

Sa Njerëz Janë Të Prekur Nga Kjo Sëmundje?
5 milion njerëz në botë vuajne nga kjo sëmundje, prej tyre rreth 1 milion ne SHBA, dhe 1 milion në Evropën Perëndimore [1]. Mosha mesatare është 60 vjeç [1]. Incidenca (nr. i rasteve të reja) rritet me kalimin e moshës. Meshkujt dhe femrat në gjith botën preken njësoj pavarësisht races [1].

Cilat Janë Simptomat?
Simptomat fillojnë të shfaqen atëherë kur qelizat nervore vdesin dhe nuk prodhojnë dopaminë (një mesazher kimik që bart sinjale mes qelizave nervore për memorie, motivim dhe kontrollim të lëvizjeve të trupit) [4]. Simptomat më të shpeshta janë: tremori (dridhjet e pavullnetshme të pjesëve të ndryshme te trupit), bradikinezia (lëvizje të ngadalshme), rigjiditet ose ngurtësim muskulor, çrregullime të qëndrimit postural,mosfunksionimi i sistemit nervor autonom (çrregullime të lëvizshmërisë gastrointestinale, konstipacion , mosfunksionim i fshikëzes urinare , inkontinencë urinare , sialorrhea (prodhim i tepërt i pështymës që ulë frekuencen e gëlltitjes etj.), vështirësi në të folur, problem me gjumin,demencë etj [5],[6]. Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit shfaqen në 5 faza [7]:

Faza 1: Shenja dhe simptomat e lehta në njërën anë të trupit. Mund të vërehen ndryshime në qëndrimin postural, të ecurit, ekspresionin e fytyrës.
Faza 2: Simptomat dhe shenjat janë bilaterale (prezente në të dy anët e trupit). Aktivitetet e përditshme i sëmuri i kryen me vështirësi.
Faza 3: Lëvizjet e ngadalësuara dhe humbja e ekuilibrit janë evidente.
Faza 4: Simptomat e rënda, lëvizje e kufizuar, ngurtësi , bradikinezi. Të sëmurët nuk janë në gjendje të jetojnë vetëm.
Faza 5: Është faza më e avancuar. I sëmuri nuk është në gjendje të qëndrojë në këmbë e as të eci. Mund të shfaqen halucinacione.

Figura 2. Simptomat E Sëmundjes Së Parkinsonit © NCCE Graphics. Imazhi marrë nga [8]

Si Trajtohet Kjo Sëmundje?
Sëmundja e Parkinsonit trajtohet por nuk shërohet. Medikamentet për trajtimin e simptomave të Parkinsonit janë [5],[6]:

LEVODOPA- është metodë e artë. Levodopa jepet bashke me inhibitorë të enzimes amino-acid dekarboksilazës që quhen përkatësisht carbidopa (Sinemet) dhe benseraside (Madopar), në mënyrë që të shtohet sasia e levodopës që do arrijë në tru. Levodopa e kalon barrierën gjak-tru ku metabolizohet dhe kthehet në dopaminë nga neuronet dopaminergjike.

AGONISTËT E DOPAMINËS- lidhen me receptorët (proteina që gjenden në tru dhe nerva në gjithë trupin për bartjen e sinjaleve nga dopamina) post-sinaptik të dopaminës dhe kështu imitojnë veprimin e saj në hapesirën sinaptike.

INHIBITORËT MAO-B (monoaminë oksidaza tipi B)- bllokojnë metabolizmin e dopaminës dhe e rrisin koncentrimin e saj në hapësirën sinaptike.

INHIBITORËT COMT (katekol-O-metil transferaza)- e rrisin gjysmëkohën e eleminimit (koha e nevojshme që koncentrimi i barit të bjerë në gjysmën e vlerës së tij origjinale) të Levodopës. Etj.

Zbulimi i Fundit Në Sëmundjen e Parkinsonit

Figura 3. Corpus Striatum (Në Të Kuqe). Imazhi Marrë Nga [9]

Qelizat e riprogramuara staminale (stem cells), të cilat do të diferencohen në qeliza nervore, do të implantohen në trurin e të prekurve me Parkinson nga doktorët Japonez [5],[10],[11] .

Doktorët në Kyoto University Hospital do të implantojnë 5 milion qeliza të riprogramuara staminale në corpus striatum (struktura në të kuqe më sipër) të 7 pacientëve me Parkinson [9]. Këto qeliza do të prodhojnë dopaminë (e cila mungon te të prekurit nga kjo sëmundje pas vdekjes së qelizave nervore). Shkencëtari Jun Takahashi në qendrën për kërkime shkencore ‘Induced pluripotent stem (iPS) Cell Research and Application’ në Kyoto, demonstroi në vitin 2017 se këto qeliza staminale të diferencuara në neurone që prodhojnë dopaminë përmirësuan simptomat e sëmundjes në majmunët që kishin një variant të kësajsëmundje [5].

Kjo është hera e tretë e aplikimit të terapisë me qeliza staminale pluripotente të indukuara (induced pluripotent stem (iPS) cell), për herë të parë u aplikua në vitin 2014 nga oftalmologia Masayo Takahashi (RIKEN Center for Developmental Biology në Kobe) për trajtimin e sëmundjeve të retinës, dhe në Maj të vitit 2018 nga një ekip i Osaka University për trajtimin e sëmundjeve të zemrës [5],[10],[11].

Ky lloj i trajtimit klinik për sëmundjen e Parkinsonit , i pari i këtij lloji në botë, është një lajm i mirë për të gjith të prekurit me sëmundjen e Parkinsonit.

Figura 4. Jun Takahashi (majtas), profesor në Universitetin e Kyotos, në një konferencë për shtyp në Kyoto, Japoni, më 30 Korrik, 2018. Reuters. Imazhi marrë nga [12]

COPYRIGHT: KY artikull është pronë e We Speak Science, institut jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Rina Mehmeti (Universiteti i Prishtinës) në kujdestari te Dr. Detina Zalli.

Referencat:

1.Stephen L. Hauser, S. Andrew Josephson (2017). Harrison’s neurology in clinical medicine; Parkinson’s disease and other movement disorders pg:408, 414, 416, 417. 4thedition. McGraw-Hill Education

2.Vinay Kumar, Abul K. Abbas, Jon C. Aster (2015). Robbins and Cotran Pathologic Basis of Disease; the Central Nervous System; Parkinson’s disease pg:1294-1295. 9thedition. Elsevier

3.Vinay Kumar, Abul K. Abbas, Jon C. Aster (2017). Robbins Basic Pathology; the Central Nervous System; Parkinson Disease pg:877-878. 10thedition. Elsevier

4.Parkinson’s UK. (1969), ‘What is Parkinson’s?’, accessed 3 August 2018,

“>

6.Lava, N. MD (2017), ‘Slideshow: a visual guide to Parkinson’s disease’,WebMD, 28 October, accessed 3 August 2018,

“>

8.Steinbart, E., Patterson M., ‘Parkinson’s disease: Challenges, Progress and Hope’, National Center of Continuing Education, INC., accessed 3 August 2018,

“>

10.‘In a world’s first, reprogrammed stem cells to be transplanted into brains of Parkinson’s patients’, Times On News, 31 July 2018, accessed 3 August 2018,

11.‘In a world’s first, Japanese scientists to test ‘reprogrammed’ stem cells in treating Parkinson’s disease’, UNTV news and rescue, 31 July 2018, accessed 3 August 2018,

12.‘Japan scientists to use ‘reprogrammed’ stem cells to fight Parkinson’s’, Reuters,30 July 2018, accessed 3 August 2018,

Lexu Te WSS