Tuesday, August 21Informohu

Gjysmë milioni euro paga për këshilltarët e Ramush Haradinajt

Emërimi i ish-ministres Albena Reshitaj si këshilltare politike e kryeministrit Ramush Haradinaj e ka rritur numrin e stafit politik në Zyrën e kryeministrit në 58 të punësuar.

Prej tyre, vetëm kryeministri ka staf politik prej 36 personave, 25 prej të cilëve janë këshilltarë politikë, ndërsa pjesa tjetër të angazhuar si staf ndihmës, transmeton Gazeta NewBorn.

Numër të madh të stafit kanë edhe zëvendëskryeministrat, që janë pesë sish. Ata kanë deri në 10 persona staf ndihmës.

Nga kjo, për pagat e stafit të Haradinajt shpenzohen mbi gjysmë milioni euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *