Si Duhet Të Marr Gusul Gruaja Mbas Menstruacioneve Apo Xhunubllekut?

Pyetje: A ka ndryshim midis grave dhe burrave në larjen e papastërtisë së madhe (xhunubllekut ) dhe a duhet t’i zgjidhë gruaja gërshetat e saj gjatë larjes?A ka ndryshim ndërmjet mënyrës së larjes prej xhunubllëkut dhe menstruacioneve?Përgjigje: Nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet larjes së gruas dhe burrit prej xhunubllëkut.Gjithashtu, gruaja nuk e ka për detyrë që t’i zgjidhë gërshetat e saj, por mjafton që të derdhë tri herë ujin në kokë e pastaj të lajë pjesën tjetër të trupit, pasi Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem,kur u pyet nga një grua për këtë çështje, tha: “Jo, nuk ka pse t’i zgjidhësh gërshetat.Mjafton që të derdhësh tri herë ujë në flokët tua e pastaj të lash pjesën tjetër të trupit”. (Transmeton Muslimi)Nëse gruaja vendos në flokët e saj diçka që pengon depërtimin e ujit deri në lëkure, atëherë duhet ta heqë atë para se të filloje larjen.Nëse depërtimi i ujit nuk pengohet, atëherë largimi i saj nuk është i detyrueshëm.Përsa i përket larjes prej menstruacioneve, dijetarët nuk janë të një mendimi nëse duhen zgjidhur gërshetat, apo jo.Mendimi më i saktë është se nuk duhet të zgjidhën, sepse në disa transmetime të hadithit të lartpermendur, thuhet se një grua i tha Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem:“Unë i mbaj flokët e lidhura gërshet dhe, kur lahem nga menstruacionet apo xhunubllëku, i zgjidh”.Pejgamberi,salAllahu alejhi ve selem, i tha:“Nuk ka përse të veprosh kështu.Mjafton të hedhësh tri herë ujë mbi koke e pastaj të lash pjesën tjetër të trupit.Me këtë pastrohesh”. (Muslimi).Ky transmetim tregon mjaft qartë se gruaja nuk është e obliguar t’i zgjidhe flokët gjatë larjes prej menstruacioneve apo xhunubllëkut,megjithatë gjëja më e mirë është t’i zgjidhe në të dy rastet, më qëllim që të menjanohet mospajtimi i mendimëve të dijetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *