Tuesday, August 21Informohu

Qytetarët të shqetësuar nga tymi i zi i TC ‘Kosova B’

Qytetarë të Obiliqit dhe lokaliteteve përreth kanë shprehur shqetësimin e tyre për tymin e zi i cili ka dalë sot gjatë gjithë ditës nga oxhaku i termocentralit “Kosova B”.

Një qytetar ka dërguar në adresë të kallxo.com fotografi që dëshmonte për lirimin e tymit të zi nga oxhaku i TC “Kosova B”.

Fotografitë, sipas qytetarit janë shkrepur rreth orës 14:00.

Këto janë fotografitë e dërguara nga ky qytetar.

Ndërsa, një qytetar tjetër ka dërguar foto nga një lokalitet i Obiliqit.

Ky qytetar ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin në ambient dhe në shëndetin e qytetarëve nga shtëllungat e tymit të zi, që sipas tij, nuk janë ndalur gjatë gjithë ditës.

Këto janë fotografitë e bëra nga ai.

Ndërsa, kjo është fotografia e realizuar nga një qytetar tjetër që tregon për sasinë e madhe të tymit të zi të liruar nga oxhaku i TC “Kosova B”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *