Pranvera Hyseni, astronomia nga vushtrria përfaqëson Kosovën edhe njëherë në NASA

Sot, klubi Astronomy Outreach of Kosovo (Pranvera Hyseni) është nisur drejt Kepit Canaveral në Florida, për në qendrën e hapësirës NASA’s Kennedy Space Center, me shpresë që të përcjell lansimin e sondës hapësinore Parker Solar Probe, që është përcaktuar të lëshohet këtë të Shtunë, me 11 gusht përmes një rakete të klasit të lartë Delta IV Heavy.

Parker Solar Probe do të jetë sonda e parë që do të dërgohet në Diell dhe njëkohësisht do të jetë objekti më i shpejtë ndonjëherë i ndërtuar nga dora e njeriut.

Ky do të jetë lansimi i parë raketor që klubi ynë do të arrijë të shoh me sy nga afër, brenda qendrës së NASAs, në të cilën lejohen vetëm persona të autorizuar. Ne do të sigurojmë pamje direkt për ju përmes rrjetit social në facebook!

“Falenderojmë Komunën e Vushtrrisë dhe z. Naser Imeri nga Ariani Company për mbështetjen financiare, duke i mundësuar stafit tonë të realizoj këtë udhëtim shkencor e të flas në emër të Kosovës në qendrën e NASAs e shumë vende tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *