Tuesday, August 21Informohu

NJË METODË E BUKUR PËR TA EDUKUAR FËMIJËN

NJË METODË E BUKUR PËR TA EDUKUAR FËMIJËN
– Kur fëmijën tënd e kreh, lajmëroje se atë e bën për shkak se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Kush ka flokë, le ti nderojë (mirëmbajë) ato.- Kur fëmijën tënd e parfumon, lajmëroje atë se e bën sepse dëshiron që të shkosh rrugës së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: Më janë bërë të dashura nga dynjaja parfumi dhe gratë, kurse namazi më është bërë kënaqësi e syrit tim.- Kur fëmija niset për në shkollë, rikujtoja hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu për hir të asaj rruge do tia lehtësojë rrugën për në Xhenet.- Kur fëmijës tënd i buzëqeshësh, lajmëroje se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Buzëqeshja në fytyrë të vëllait tënd, është sadaka (lëmoshë).- Kur fëmijën tënd e lavdëron, lajmëroje se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Fjala e mirë është lëmoshë.- Kur fëmijës i jep nga ushqimi yt, lajmëroje se atë e veprove duke u mbështetur në traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë:Hedhja e ujit nga kova jote në kovën e vëllait tënd është lëmoshë.- Kur jeni në ndonjë ndeje ku ka të vjetër në moshë, kërko nga fëmija yt respektimin e tyre, sepse në këtë mënyrë e respektojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: Nuk është nga ne ai që nuk e mëshiron të voglin dhe që nuk e respekton të moshuarin.Në këtë formë lidhi sjelljet e fëmijës tënd me traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe po ashtu mësoja hadithet e tij.Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *