Kur Obligohet Larja E Bashkëshortëve?

Kur Obligohet Larja E Bashkëshortëve?
Kur obligohet larja e bashkëshortëve? Kur Obligohet Larja E Bashkëshortëve? Pyetje pergjigje
Larja është e obligueshme në këto situata:– Me rastin e derdhjes së spermës dhe sekrecionit të grave, pa marrë parasysh se a është arritur kjo me anë të marrëdhënieve seksuale në ëndërr, në lojë me bashkëshortin. Ummu Seleme kishte shkuar te i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e kishte pyetur: “O i Dërguari i Allahut. Allahu nuk turpërohet prej të vërtetës. Gruaja a është e obliguar që të lahet nëse ejakulon në gjumë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigjë:… “Po, kur vërenë gjurmët e lëngut.” (Buhariu, 61/1)… – Nëse vjen deri te kontakti i organeve gjenitale, edhe nëse nuk vjen deri te ejakulimi. Disa njerëz pa dituri konsiderojnë se larja është e obliguar vetëm nëse vjen deri te dalja e spermës… Ky është mendim i gabuar dhe larja bëhet obligim në atë moment kur vjen te kontakti i majës së organit gjenital të burrit dhe vaginës së gruas. Pra, atë moment kur në vaginë hyn maja e organit gjenital të burrit, obligohet larja; – Nëse vjen deri te seksi oral, pa ardhur te ejakulimi, nuk është obligim larja. Larja obligohet vetëm në situatën kur vjen te kontakti i organeve gjenitale ose në raste të tjera, kur vjen deri te ejakulimi.