E jashtëzakonshme: Imami vazhdon namazin edhe gjatë tërmetit /VIDEO

Një video ku shihet një imam duke u falur në një xhami në Bali të Indonezisë, gjersa vendi ishte goditur nga një termet i fuqishëm, ka tërhequr shumë vëmendje.

Veprimi i guximshëm i imamit për të mos e braktisur namazin edhe pse i tërë vendi po luhatej, ka fituar shumë lëvdata, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Zëdhënësi i xhamisë Musholla As-Syuhada, ka treguar për “BBC News Indonesian”, se shumica e besimtarëve kanë vrapuar kur kanë dëgjuar tingujt nga çatia, sepse kanë menduar se xhamia do të rrëzohej.

Por imami Arafat, qëndroi duke besuar se “jeta e tij i takonte vetëm Perëndisë” dhe kështu xhamia ishte “vendi më i mirë për strehim”.

Tërmeti që goditi ishullin Lombokut të Indonezisë, vrau më shumë se 100 persona dhe plagosi shumë të tjerë.

Vizioni.info Author