Mos u nisni drejtë Merdares, kjo ju pret!

Kolonat dhe pritjet e gjata po vazhdojnë të jenë prezentë edhe sot në pikëkalimet kufitare të Kosovës.
Si zakonisht kur gjatë ditëve të verës numri i qytetarëve që vijnë në Kosovë dhe dalin nga vendi rritet, njëjtë po ndodh edhe aktualisht, transmeton Gazeta NewBorn.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, në pikëkalimin kufitar të Mërdares si zakonisht pritjet janë më të gjata.

Figuron që për të dal nga Kosova duhet të pritet deri në pesë orë apo 230-300 minuta, kurse për të hyr një orë e gjysmë apo 90 minuta.

Sa i përket kolonave, në hyrje të Mërdares janë 30-40 metra, kurse në dalje 1200-1300 metra.

Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është Dheu i Bardhë dhe Muçibaba me nga një orë në hyrje dhe katër orë në dalje.