Lutja për shërim përmes Emrave të Allahut

Lutja për shërim përmes Emrave të Allahut

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe FetvaPyetje: “A i lejohet një myslimani t’i lutet Allahut përmes Emrave të Tij për ta shëruar nga sëmundjet?”

Përgjigje: “Është e lejuar për ta bërë këtë gjë, duke u bazuar në përgjithësimin e Fjalës së Allahut:

وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا Allahu ka Emrat më të mirë, andaj lutuni Atij me ta.” 7:180

Gjithashtu, kjo është transmetuar në formë autentike nga Profeti salallahu alejhi ue selem, i cili i kishte bërë rukje disa njerëzve duke thënë:

أذهب البأس، رب الناس، اشف أنت الشافي، لا شفاء إلا شفاؤك O Zoti i njerëzve! Largo vështirësitë dhe shëro sepse vetëm Ti je Shëruesi dhe nuk ka shërim tjetër përveç shërimit tënd!”

Tek Allahu është suksesi. Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!”