Fotografet me shkrepjetë e tyre gjatë eklipsit Hënor “Blood Moon”në Kosove

Dielli, Toka e Hëna, Mbrëmë janë rreshtuar në vijë të drejtë, për të dhuruar një spektakël të rrallë, eklipsin e Hënës më të gjatë të shekullit, plot 1 orë 42 minuta e 56 sekonda. Planeti është vendosur midis Diellit e satelitit të vet, duke e lënë atë plotësisht në hije gjatë kësaj kohe. Para dhe pas errësirës së plotë, ka patur dhe faza me hije të pjesëshme të Tokës mbi Hënë.

Hëna ishte në apogjeun e saj, domethënë në largësinë më të madhe nga Toka, 406 223 kilometra, të matur nga qendra e secilit prej dy trupave qiellorë. Kjo bën që – diametri në dukje i Hënës është 14% më i vogël nga ai që shohim në afërsinë maksimale nga Toka, që quhet perigjeu – shpejtësia e saj orbitale është më e vogël – koni i hijes së krijuar nga Toka është më i madh. Të gjithë së bashku, këta elementë prodhojnë kohëzgjatjen e eklipsit, në praktikë Hënës i duhet më tepër kohë për të kaluar hijen e Tokës.

Eklipsi i Hënës ishte plotësisht i dukshëm nga Kosova dhe Shqipëria, qielli ishte pjeserisht i pastër. Faza e hijes totale nisi në orën 21:30 dhe përfundon në 23:13, ndërkohë që para e pas kësaj ore ishte edhe hija e pjesëshme, me një kohëzgjatje nga fillimi në fund 5 orë 32 minuta e 32 sekonda.

Këto ishin nder fotot me të bukura qe janë shkrepur nga fotografet shqiptar shikoni me poshtë

Bleron Caka:

Ardita Jasharaj:

Euron Ilazi:

Beta Tahiri:

Ervis Visha‎:

Doni Shabani: