Femra këtë gjë duhet ta bëni para dhe pas seksit, ju meshkuj detyrojini ta bëjnë!

Gjatë seksit vaginal, penisi mund të shtyjë bakteret e huaja brenda në uretër dhe ato të lëvizin përgjatë rrugëve urinare për të prekur veshkat.

E kjo është edhe arsyeja prej nga vjen shqetësimi. Për ta dramatizuar situatën më shumë, sipas një studimi një bakter vaginal specifik, – gardnerella vaginalis, – mund të ndikojë në zgjimin e infeksioneve të kaluara E.coli dhe të fillojë të riprodhohet sërish duke shkaktuar infeksion në rrugët urinare.

Urinimi i pastron rrugët urinare duke i nxjerrë këto baktere jashtë rrugëve përpara se ato të shkojnë në fshikëz, e për pasojë ndihmon disa femra të shmangin infeksionet. Për këtë arsye me siguri shumë prej jush kanë shkuar në tualet përpara dhe pas aktit seksual.

Por a është vërtetë i nevojshëm?

Hmmm! Sipas gjinekologëve nuk është e domosdoshme, të paktën nga ana mjeksore, që të urinoni menjëherë pas seksit. Megjithatë, femrat që janë të prirura kundrejt infeksioneve duhet të adaptojnë praktika të shëndetshme seksuale. Është e rëndësishme që të siguroheni se partneri është i pastër (në tërmat e SST dhe higjenës), duart duhen larë sa më shpesh dhe duhen përdorur prezervativë me partnerët e rinj. Është e rëndësishme që të hidratoheni, – kjo bën që lëngjet të lëvizin përgjatë rrugëve urinare dhe ndihmon nxjerrjen jasht të baktereve.

Kurse një tjetër mjek gjinekolog/obstetër thotë se i inkurajon pacientët të qëndrojnë të hidratuara dhe të urinojnë përpara dhe pas seksit, edhe pse nuk ka prova mjeksore për ta mbështetur si zakon.

Në rastin kur nuk të shkohet në banjo, ç’duhet bërë?

E nëse nuk ndjeni nevojën për të shkuar menjëherë në banjo të zbrasni fshikëzën, mos u nxitoni. Shkoni në banjo kur t’ju shkohet. Ajo që është vërtetë e rrezikshme dhe mund të shkaktojë infeksion është mbajtja e urinës kur keni shumë nevojë të përdorni banjon. E kundërta nuk është e domosdoshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *