Pse burrit mund ti duken gratë tjera më të bukura se gruaja e tij…

Një burrë kishte ra pikërisht në këtë telashe, ai më nuk e njihte as veten e tij, pse ky ndryshim kaq i madh në mua, kështu që u drejtua tek një dijetar i madh i vendit të tij i njohur për zgjuarsinë dhe urtësinë e tij…Filloi burri t’ia tregoj problemin dhe dhimbjen e tij dhe thotë:Në fillim kur e pëlqeva gruan time, ishte për mua sikur Allahu nuk ka krijuar asnjë tjetër sikur ajo në këtë botë…!Kur u fejova….pash shumë vajza e gra të tjera sikur ajo !…Kur u martova….pash shumë të tjera që ishin më të bukura se ajo !…Kur kaluan disa vite martesë….pash se të gjitha gratë tjera ishin më të bukura se nusja ime !…Dijetari e kuptoi problemin e tij dhe i tha: a të tregoj një gjë edhe më befasuese?…Tha: po si jo i nderuar!…Dijetari i tha: edhe sikur të martoheshe me të gjitha grat e botës do të dukeshin bushtrat endacake nëpër rrugë më të bukura se të gjithë grat e botës….Burri i turpëruar tha: pse e thua një gjë të tillë?…Dijetari vazhdoi: sepse problemi nuk është tek gruaja jote…. problemi është se njeriu nëse posedon zemër lakmitare, shikim të uritur dhe nuk ka turp nga Zoti i tij… nuk e ngop syrin e tij vetëm se dheu i varrit !…O njeri ! problemi yt është se nuk e ul shikimin tënd nga ajo që e ka ndaluar Allahu !…A dëshiron ta rikthesh gruan tënde që të duket ashtu si të ka pëlqyer për së pari herë?…Burri me plot vendosmëri tha: PO!…Dijetari mori frymë thellë dhe i tha:…atëherë ule shikimin tënd, a nuk tha Zoti yt në Kur’an: “ Thuaju besimtarëve t’i ulin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.”…Ky është çelësi i dashurisë, kur sytë e tu nuk shikojnë rreth e rrotull vajzat dhe grat e botës e ta harrojnë atë që e ke para vetes…Ngase atë që nuk e ke në duart e tua do të duket më e bukur dhe më e mirë…por kur ta posedosh do të duket gjë e rëndomtë Andaj pajtohu me atë që e posedon e mos u bën egoist….sepse pastaj do të vraposh pas bukurisë dhe kënaqësive të kësaj bote derisa të përfundosh në varrin tënd…dhe asnjëherë as një gjëje nuk do t’ia ndjesh shijen e saj…Por ka gjëra më të bukura dhe më të mrekullueshme me çka mund ta mbushësh zemrën tënde….adhurimi ndaj Zotit tënd dhe vepra e mirë…kjo është kënaqësia e vërtetë të cilën nuk e njohin shijen e saj vetëmse ata që jetuan me të dhe për të…Dhe mos harro ta lutësh Zotin tënd që ta zbukuroj gruan tënde në zemrën tënde dhe të të begatoj me dashurinë e saj, nëse dëshiron të jetosh i lumtur në këtë botë! Shpërndaje nëse dëshiron ta shpëtosh një dashuri, një familje dhe një lumturi!! sepse ka shumë të sëmurë të tillë!!…Pershtati: Rijad Imeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *