Kosova U18 e deklason San Marinon në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll e ka nisur mirë Kampionatin Evropian në Divizionin C.
Skuadra e drejtuar nga Ibrahim Karabeg ka shënuar fitore të lehtë ndaj San Marinos.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Pallatin e Rinisë’, Kosova ka mposhtur me rezultat 89-56 Kombëtaren e San Marinos.

Vlen të ceket se në Kosovë po qëndrojnë nëntë shtete pjesëmarrëse të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizionit C.

Në Grupin A bëjnë gara: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako, kurse në grupin B janë: Qipro, San Marino, Kosova dhe Gjibraltari.